Kreu demokrat merr pjesë në Kongresin e CDU
Për liderin e opozitës Lulzim Basha, plani i Bundestagut gjerman prej 9 pikash, është udhërrëfyesi për zgjidhjen e krizës politike në vend. Nga Kongresi i CDU në Lajpcig, kryetari i demokratëve, theksoi nëpërmjet një video mesazhi, se në fokus të takimeve me zyrtarët gjermanë ka qenë çelja e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë takimeve në kongres, Basha u takua me kryetaren e CDU njëherësh dhe Ministre e Mbrojtjes Annegret Karrenbauer. Ai deklaroi se PD do të angazhohet për të përmbushur të gjithë hapat e përcaktuar në vendimin e Bundestagut, duke nisur me miratimin e reformës zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Tv Klan