Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku këtë të dielë u miratua një rezolutë, por edhe u përjashtua kreu i këtij organi, Edi Paloka dhe 9 anëtarë të Kryesisë.  

“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më 18 Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë”, shkruan Basha.

Basha është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, por nuk e njeh këtë vendim. Në rezolutën e miratuar nga Këshilli Kombëtar këtë të diel thuhet se PD distancohet nga çdo qëndrim apo vendim i dalë nga ajo që ata e konsiderojnë “tubim” dhe jo Kuvend./tvklan.al