Kreu i Partisë Demokratike i është përgjigjur reagimit të Kryeministrit Edi Rama, ku i fundit ironizoi planin e opozitës për përballimin e pandemisë në 6 muajt e ardhshëm.
Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se reagimet e Ramës, të cilat ai i quan gërrvërre, “nuk mbulojnë dështimin dhe krizën ku i ke zhyrtyr njerëzit”.
Numri një i opozitës shton se pas çdo “gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët”.
“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan Basha.
Në një reagim gjatë kësaj të enjte, Rama ironizoi planin e opozitës duke e quajtur një tramvaj me shalqi me provë që nuk piqen kurrë./tvklan.al