Dëgjesën në Grupin Parlamentar të PS së rektorit të Univestitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, për për hetimin e SPAK, kryetari i PD, Sali Berisha e cilësoi si përpjekje të Kryeministrit Edi Rama për të mbuluar korrupsionin.

“Edi Rama përpiqet të mbulojë diellin me shoshë duke shfrytëzuar një dosje që në përpjesëtim janë shuma të vogla. Nuk mungon vetëm djegsi, thotë Edi Rama, i Tiranës që kushton 130 milionë, po mungon dhe laboratori që kushton 30 milionë”, tha Sali Berisha.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha kritikoi dhe rektorin e universitetit.

“Rektori e përleu keq universitetin. Në vend të shplash apo të qash për një aferë në rifurxhën e hajdutëve duhet të mendosh pesë herë që të futesh aty. Në strofullën më të zezë të hajdutëve në Europë siç është ai grup”, tha Berisha.

Thotë se kreu i qeverisë është frikësuar nga dosjet që ka drejtësia për eksponentë të rëndësishëm të qeverisë.

“E ka kapur frika dhe tmerri. Edi Rama është në rreth në kuq. Laptopi i Engjëll Agaçit po bëhet si laptopi i Hunter Biden. E ka zhdukur Agaçi, se Agaçit i kanë kapur laptopin dhe laptopi flet dhe do flasë pafundësisht dhe Edi Rama nuk ua thotë këtë. Mendon se do kalojë çështjen e laptopit duke fsheh Agaçin. Duke vënë në arrati Agaçin apo duke iu shtru spitaleve”, tha Berisha.

Pati një paralajëmrim për kryeministrin.

“Edi Rama të garantoj se pas datës 11 Maj do të ekstradohesh në Shtetet e Bashkuara për tu rigjykuar me McGonigal. Përndryshe mund të gjykohesh edhe në Shqipëri edhe para 11 Majit”, tha Berisha.

Nuk kurseu ironitë për ministrat dhe deputetët socialistë.

“E shihnit ju si qesendisej Belinda, Lubia, apo Taulant Balla, ç’ndodh me pedagogët”, tha Berisha.  

Edhe pse paralajëmron një tjetër reformë në drejtësi, shprehet se për këtë nuk do i bashkohu kurrë votat me PS.

“Nuk do të bashkoj kurrë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë”, tha Berisha.

Iu rikthye akuzave për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe socialistes Klotilda Bushka.

“Me aferën e 5D-ve, me aferën e Lajla Asadit që shkon vetëm garderoba, 870 mijë Euro”, tha Berisha.

Në mbledhjen e grupit, Berisha u kërkoi deputetëve mobilizim të plotë për regjistrimin e qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë për votuar në zgjedhjet e 11 Majit.

Klan News