Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, shpalosi programin për arsimin përpara një grupi pedagogësh dhe studentësh. Ai tha se selisa e tij ka tre objektiva kryesore. Kryedemokrati tregoi edhe efektet e planit të tij të angazhimeve. Ai u shpreh se shteti duhet që të investojë fuqishëm me politika universitetin dhe sektroin privat.
“Ne synojmë tre objektiva kryesore: Objektivi i parë, sigurisht ka të bëjë me rininë që nga fëmijët deri tek të sapodiplomuarit. Në të gjithë treguesit e arsimit shqiptar parauniversitar dhe universitar, pёr fat tё keq, 8 vitet e fundit Shqipëria ka ecur mbrapa, dhe arsyeja kryesore ёshtё sepse kanё munguar investimet nё arsim. Investimet janë detyrë e drejtpërdrejtë e qeverisë. Nё kёtё kuadёr roli i qeverisё qё ju me modesti e quani arbitër, por duhet tё jetё shumё mё i madh dhe pikërisht kёtё propozon, kёtё ofron plani ynё, i cili ёshtё njё plan konkret. Nuk ka aty asnjё premtim, por ka angazhime tё mirёstudiuara dhe tё ndёrmarra nё kuadёr tё kushteve ku ndodhet Shqipëria dhe tё mundёsive qё ka Shqipёria pёr tё dalё nga kjo gjendje. Nuk dua të zgjatem tek aspektet e parauniversitarit, por dua tё fokusohem tek kualifikimi dual te institucionet e arsimit tё lartё. Tashmё e dimё qё kjo ёshtё njё pёrvojё mjaft e suksesshme e Perёndimit. Gjermania shkёlqen nё kёtё shembull. Kjo i mundёson tё rinjve jo thjesht tё diplomohen, por tё dalin nga universiteti praktikisht me aftёsi personale pёr t’u integruar menjёherё nё tregun e punёs. Natyrisht pёr çdo pёrpjekje, ku futet edhe praktika, kjo ёshtё mё e kushtueshme se sa thjeshtё teoria apo se sistemi i vjetёr universitar. Bashkё me sfidat vijnё dhe oportunitetet e jashtëzakonshme. Plakja e tregut europian tё punёs po sjell njё efekt shkatёrrues pёr vendet tona dhe nё veçanti Shqipёrisё, qё ёshtё dhe largimi masiv i rinisё. Nga ana tjetёr Teknologjia e Informacionit ofron njё oportunitet tё jashtёzakonshme. 90% e kёtyre shёrbimeve, tё rinjtё shqiptarё mund t’i kryejnё nga Shqipёria pёrkundёr pagave dinjitozё, nё qoftё se trajnohen ashtu siç duhet dhe jemi nё gjendje tё thithim, sё pari investimet e huaja nё Shqipёri dhe sё dyti, t’i shёrbejmё tregut europian nga Shqipёria. Filizёn e kёsaj e kemi parё tek call-centerat, por call-center ёshtё, ёshtё me tё vёrtetё niveli mё bazik nё fund tё zinxhirit, e the mirё. Çfarë, cilat janë propozimet kryesore të planit tonë këtu? E para, që shteti jo thjesht duhet të jetë arbitër por duhet të investojë fuqishëm me politika dhe me financa në një trekëndësh funksional midis sektorit universitar, sektorit privat. Pra kam parasysh sipërmarrësin shqiptar dhe të huaj dhe përfaqësuesit e interesit publik, politikbërësit, pra qeverisë. Që do të thotë një komunikim i institucionalizuar, plane konkrete, financa të dedikuara dhe projekte të dedikuara për t’i mbështetur objektivat e një bashkëpunimi të tillë. Kur them me financa të dedikuara, kam parasysh edhe financat e buxhetit të shtetit, edhe financat europiane, që siç e thatë nuk mungojnë madje janë një prioritet i Bashkimit Europian për të financuar projekte të tilla në Shqipëri”, u shpreh Basha./tvklan.al