Ministri i Punëve të jashtme Lulzim Basha zhvilloi një takim me simpatizantë e mbështetës në qytetin e Elbasanit. Duke kritikuar kreun e partisë Socialiste Basha tha, se kandidimi i Ramës nuk po duket ende pasi ai është një i mbetur në klasë.

Lulzim Basha: “A merret dot një provim pa u futur në provim. A e din Edi Rama këtë apo jo? Kjo nuk është shkollë arti me korrespondencë, që të bësh pikturat nga shtëpia dhe të kalosh provimin. Jo zoti Rama, ti duhet të dalësh në ballë të garës. Ti duhet të japësh provimin që të marrësh provimin. Çdo provim që ke dhënë e ke ngelur ndaj s’ke faj që s’futesh në këtë provim, sepse ke humbur afrofe.”

Sipas kreut të Ministrisë së jashtme koalicioni i djathtë është ai i cili do t’i japë mundësi shqiptarëve për të vazhduar më tej ndryshimin e nisur./tvklan.al