Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sërish nga qeveria që të kruhen më shumë teste, të jepet më shumë ndihmë për qytetarët e të ketë më shumë zgjidhje.

Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se qytetarët meritojnë më shumë dhe plani i propozuar prej tij ofron më shumë zgjidhje dhe rimbursim të plotë të shpenzimeve për personat e prekur.

Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!”, është ky reagimi i liderit të opozitës./tvklan.al