Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të 35-vjeçares, Brunilda Neziri. Ajo është nënë e 4 fëmijeve dhe në studio tregoi se prej 4 muajsh, bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia.

Arsyet ekonomike i kanë çuar në debate të vazhdueshme, derisa një ditë burri i saj vendosi të largohet.

Në një lidhje telefonike në studio, ai u shpreh se nuk mund të kthehen më bashkë sepse debatet mes tyre janë gjithmonë të njëjtat. Ai nuk e pranon dot faktin që Brunilda e ka përzënë nga shtëpia.

Bashkeshorti:  Me Brunildën unë kam dy vjet, që nuk kam asnjë lloj marrëveshje, kam thirrur njerëzit e mi, kemi folur, jemi sqaruar, i kemi mbyllur këto gjëra, pas 15 ditëve po prapë këto gjëra. Unë nuk mundem t’i kërkoj Brunildës asnjë lloj kërkese, asnjë lloj fjale. Unë nuk mundem të flas dot me atë asnjë fjalë.

Brunilda Neziri: Për shkak se nuk kishim! Nuk dinim çfarë të bënim. Kur vinte dita e rrogës, nuk dija ku ta çoja. Normal që vija me nerva, pak acarohesha dhe në punë, se gjithë ajo ngarkesë, gjithë ajo lodhje, vija dhe në shtëpi dhe nuk e përballoja dot. Normal që vinin dhe grindjet.

Mirela Milori: E dëgjove se çfarë thotë?

Bashkëshorti: Po e dëgjova!

Mirela Millori: Se këto gjëra nuk mund të zgjidhen me një emision dhe një telefonatë, por të paktën kur të mbarojë ky emision, të flisje me Brunildën njëherë shtruar?

Bashkëshorti: Unë me Brunlidën nuk mund të flas, se Brunilda është më e acaruar se unë. Për mua nuk pi ujë më. Ajo i di gjërat shumë mirë për çfarë kemi folur. Unë nuk kam patur një marëveshje me të. Edhe kur kam folur dje apo pardje, se nuk  e mbaj mend mirë, se jam shumë i çorientuar, se nuk e prisja të ma bënte këtë gjë, por nejse nuk ka problem. Mua më ka thënë të 99-at, pse duhet të arrish aty. Nëqoftëse ti je e martuar, nuk mund t’i flasësh bashkëshortit tënd të 99-at dhe sot e kërkon. Edhe sot je penduar.

Brunilda Neziri: Dëgjo, për hatër të fëmijëve.

Bashkëshorti: Për hatër të fëmijëve sa herë jemi bashkuar bashkë dhe nuk kemi patur një marrëveshje. Edhe sot që folëm, unë të shpjegova, ti je ajo Brunildë që je. Edhe mua më ke thenë, sot për sot jam unë, ti je askushi më, nuk dua ta di se kush je ti. Atëherë çfarë kërkoj unë?/tvklan.al