Bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Sophie Grégoire Trudeau është konfirmuar si e prekur me koronavirus.

Në një deklaratë publike Trudeau njoftoi se bashkëshortja e tij kishte dalë pozitive në testin për COVID-19, ndërsa tha se edhe ai do të vetë-karantinohej.

Kryeministri i Kanadasë nuk ka simptoma por do të jetë në izolim për 14 ditë, ndërsa njofton se do të vijojë më detyrat e tij normalisht. Ndërkaq bashkëshortja e tij paraqitet me simptoma të lehta. /tvklan.al