Një ndër rastet më të bujshme, të bëra mediatike ditët e fundit, komunikimi i ngrohtë i gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu me grupet kriminale, vijon të prodhojë seri të tjera.

Emisioni “Stop” në Tv Klan fokusohet te bashkia e Elbasanit që ka lëshuar një “fletë lavdërimi” për Pajtime Fetahun duke kërkuar që ajo të mos qëndrojë në qeli.

Nga ana tjetër vetë gjyqtarja po bën çdo gjë që të dalë nga burgu duke pretenduar se është sëmurë nga gjëndra e lotit e nuk ndalon dot së lotuari./tvklan.al