Lajme Arkiva 2004
Ministria e Rregullimit të Territorit po harton një projektligj që parashikon legalizimin e të gjitha zonave informale. Ministri Bashkim Fino, duke konsideruar se ky projektligj ka një rëndësi të veçantë ka ftuar në diskutime disa nga aktorët që do e zbatojnë atë.
Bashkim Fino: Ne do të marrim nenet rast pas rasti të gjithë problematikën që ju keni si aktor që keni dërguar mendime dhe sugjerimet tuaja pranë ministrisë sonë për të saktësuar dhe për të vendosur përfundimisht se çfarë do të bëjmë me nene të caktuara dhe pastaj për të kaluar me një vendim dhe me një relacion përfundimtar nga kjo tryezë e rrumbullakët për në qeveri dhe më pas në parlament.
Projektligji parashikon që qytetarët të vetë deklarojnë ndërtimet pa leje dhe më pas këto ndërtime të përfshihen në studimet e reja urbanistike. Pushteti lokal do të përfshihet në këtë proces pas miratimit të ligjit, i cili p[ritet të kalojë në qeveri javën e ardhshme./tvklan.al