“Të ketë kujdes për njerëzit e afërt të tij që të mos i mbajnë telefonat për arsye se vazhdon t’i cënohet integriteti i kryetarit të bashkisë”, ka qenë kjo deklarata që analisti Baton Haxhiu ka bërë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Haxhiu ka thënë se telefonat janë marrëdhënie e keqe me ata që kërkojnë drejtësinë dhe korrupsionin.
Blendi Fevziu: Baton, Veliaj pa të përmendur të kishte në target, Rama thotë që “e kritikova për këtë gjë, për gjuhën ndaj gazetarëve”. Çfarë mendimi ke për këtë?
Armand Shkullaku: Shpëtuan se ishte Batoni aty, se sa herë që na kanë sharë, nuk ka thënë gjë Rama.
Fitim Zekthi: Me thënë të drejtën, gjë më të shëmtuar nuk kishte, të dalë kryetari i bashkisë dhe të thojë gjëra kryetari i bashkisë se shiko “këta që më kritikojnë mua kanë bërë këtë, duan këtë, hynë këtu e dolën këtu”, pra të operojë kryetari i bashkisë me informacione që nuk i di askush nga publiku, kjo nuk e di. Ishte deklaratë e shëmtuar e kryetarit të bashkisë.
Blendi Fevziu: Po, Baton?
Baton Haxhiu: Një shpjegim të vogël. E para, të ketë kujdes për njerëzit e afërt të tij që të mos i mbajnë telefonat për arsye se vazhdon t’i cënohet integriteti i kryetarit të bashkisë.
Blendi Fevziu: Çfarë ishte kjo bombë që plase?
Baton Haxhiu: Është dashur që të jetë më i kujdesshëm për arsye se pasojat për të, janë pasojat edhe për të tjerët. E dyta që doja të thoja që Erion Veliaj është ekzemplar, ose më mirë të themi që PS ka vendosur disa kritere për luftën kundër korrupsionit brenda vetes së saj dhe një prej kritereve ka qenë femrat që janë më pak të korruptuara dhe të shkolluarit që janë më pak të korruptuar. Tek kjo e dyta, Erion Veliaj ka treguar që është i pakujdesshëm që mandatin e njerëzve të shkolluar jashtë që i ka dhënë hapësirë Shqipëria dhe qeveria e Ramës, e kanë tradhtuar njerëzit e tij, ky ndoshta është fati i tij i keq, drejtorët e tij janë në burg. Drejtësia ka vendosur për arsye se ka fakte të mjaftueshme. Kjo shkarje serioze e njerëzve të shkolluar që i ka mirëpritur ky vend dhe kanë shkelur moralin edhe publik dhe të votuesve, tregon se një gjë serioze duhet të ndodhë në të ardhmen, dhe në të ardhmen duhet të ndodhë lufta serioze kundër korrupsionit me 2 pika. Unë po flas për SPAK, një institucion, Byroja, SPAK dhe gjykata janë brenda një institucioni të drejtësisë.
Blendi Fevziu: Ti shkove dhe i intervistove ata…
Baton Haxhiu: Natyrisht, prandaj e thashë për telefonin (qesh). Ajo që është serioze është se element për demokracinë e këtij vendi dhe tek personat e shkolluar jashtë që ka qenë garnitura që është besuar se nuk do të korruptohen, besoj që SPAK-u është në rrugë të mirë që t’i ndalë që të mos i ndodhë kjo dhe përfaqësuesi i tyre kryesor, i cili po ashtu e ka këtë “pedigre”, duhet të ketë kujdes se telefonat janë marrëdhënie e keqe me ata që kërkojnë drejtësinë dhe korrupsionit.
/tvklan.al