Lajme Arkiva -TV Klan 2003
Është një bllok i tërë me prioritete, për të cilat qeveria shqiptare duhet të punojë dhe të japë rezultate konkrete në samitin e Qershorit, që do të mbahet në Selanik të Greqisë. Kryenegociatori i BE Reinhard Priebe dhe Ministri shqiptar i Integrimit Sokol Nako, kanë dhënë sqarime, mbi prioritetet që task force ka përcaktuar për Shqipërinë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Reinhard Priebe:- “Përsa i përket samitit të Selanikut në Qershor, ajo që themi është ju lutemi tregoheni me rezultate konkrete, që ju po i merrni këto çështje seriozisht”.
Ministri Nako, duke sqaruar se takimi i 5-të me task forcë është i veçantë për rëndësinë e tij, ka treguar se cilat janë detyrat që i dalin qeverisë shqiptare.
Sokol Nako:- “Problemet e lidhura me luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, masat për parandalimin e saj, dënimin e autorëve të këtyre veprave penale. Vëmendje jo e pakët iu kushtua masave që merren për luftën ndaj korrupsionit, efektivitetin e strukturave që janë të angazhuara në zbatimin e ligjit veçanërisht në këto fusha, forcimin e strukturave të policisë, të doganave, sidomos në drejtim të lutës kundër krimit të organizuar, kontrabandës, trafikut të drogës, përsosjen e procedurave në këto organe të zbatimit të ligjit”./tvklan.al