Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Kryeministri Fatos Nano deklaroi se detyrën e Ministrit të Jashtëm do ta kryejë zëvendësi i zotit Meta Luan Hajdaraga. Por komandimin në këtë post të zotit Hajdaraga, konsiderohet kushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit dy vjet më parë kur ministrat Anastas Angjeli, Bashkim Fino e Mustafa Muçi dhanë dorëheqjen bërjen me kërkesë të zotit Nano, interpretimin e nenit përkatës për mënyrën se si do të zëvendësoheshin ministrat.
Sipas interpretimit të Kushtetueses, ministrat e dorëhequr do të qëndronin detyrimisht në postet e tyre, derisa Kuvendi të votonte emrat e rinj. Në këtë mënyrë, deklaroi zëdhënësja e kësaj gjykate Edlira Gjika, nuk i lejohet kryeministrit të emërojë apo komandojë ministra të tjerë. Zëdhënësja Gjika deklaroi se vendimi që mori Kushtetuesja dy vjet më parë vlen edhe për këtë rast dhe lë të kuptohet, se ministri i jashtëm me ose pa dëshirën e zotit Nanon, apo Meta është ky i fundit, tani që Kuvendi që rrëzoi edhe kandidaturën e deputetit Marko Bello.
Nga ana tjetër deputeti socialist Spartak Braho përkrahës i Metës, deklaroi prerë, se duhet respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Spartak Braho:- “Nga ana ligjore unë dua të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës zoti Meta vazhdon të jetë ministër jashtëm”.
Sekretari juridik i PD Ilir Rusmali sjell ndërmend, se dërgimi i çështjes, në Kushtetuese dy vjet më parë nga kryetari i PS Nano, kishte si qëllim krijimin e krizës parlamentare.
Ilir Rusmali:- “Zoti Nano shfrytëzoi, përdori një taktikë parlamentare, mungesën e kuorumit të nevojshëm të parlamentit për të zhvilluar zgjedhjet, për të shkaktuar krizë parlamentare, pra një krizë të ndryshme nga kjo që është sot”.
Ndërsa për zgjidhjen e krizës në qeveri, aktualisht me rrëzimin e kandidatit për ministër të jashtëm Rusmali parashtron dy zgjidhje.
Ilir Rusmali:- “Mundësia e zgjidhjes është:
1- Kryeministri kërkon votëbesimin në parlament për të provuar edhe një herë nëse ka mbështetje apo jo.
2- Kryeministri jep dorëheqje dhe i hap rrugën krijimit të mazhorancave të reja në parlament”.
Pavarësisht interpretimeve të ndryshme të vendimit që ka marrë Gjykata Kushtetuese, komandimi i zotit Hajdaraga në postin e kryeministrit të jashtëm cilësohet anti-kushtetues./tvklan.al