Bebushët e parë të 2025-ës janë binjakët Ares dhe Rajd, të cilët lindën sapo ora shënoi 00:00 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Djemtë gëzojnë shëndet të plotë bashkë me nënën e tyre.
Foshnjet e para të këtij viti i vizitoi ministrja e Shëndetësisë Albana Koçi, ku veç urimit ndau lajmin se paketën e infertilitetit do ta ofrojnë së shpejti falas në këtë maternitet.
Gjatë 2024 bonusin e bebes e kanë përfituar 24.061 të porsalindur, ndërsa në buxhetin e 2025 këtij programi i është akorduar fondi prej 2.2 miliardë Lekësh.
Gjatë mesnatës, aty kanë ardhur në jetë edhe gjashtë foshnje të tjera, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” lindën dy vogëlushë.
Për bebet e para të këtij viti reagoi edhe Kryeministri Edi Rama, me një postim në Facebook, që lindjen e tyre e konsideroi si lajmës të një viti me bereqet.
Tv Klan