Elseid Hysaj mund të kthehet në fushë me Lazio në derbin e së dielës. Dëmtimet bëjnë që trajneri Marco Baroni ta përfshirjë në grup mbrojtësin shqiptar. Këtë e ka konfirmuar vetë Baroni.

Hysaj është stërvitur rregullisht por këtë sezon është aktivizuar për pak minuta në kampionat në një ndeshje dhe luajti një tjetër në kupë me minutazh të plotë. Rregullorja lejon që lista e të grumbulluarve të ndryshojë gjatë merkatos.

Një tjetër variant është Lecce apo një rikthim tek Empoli, por paga e lartë prej 2,8 milionë euro plus bonuset deri në 30 qershor të 2026 janë shifra të larta për këto skuadra. Hysaj nuk pranoi të largohej nga Lazio edhe pse nuk ishte në planet e stafit teknik.

Ky është sezoni i katërt për Elseid Hysajn tek ekipi kryeqytetas, ndërsa në karrierën e tij është aktivizuar edhe me Napoli.

Tv Klan