Presidenti i Republikës mbështet nismën e qeverisë të emërtuar “Paketa e Maleve”. Në një vizitë në bashkinë e Skraparit, Begaj u shpreh i sigurt që pjesë e kësaj pakete do të jetë edhe kjo njësi administrative që ka filluar ta zhvillojë turizimin malor.

“Është paketë shumë e mirë, jam i bindur që edhe Skrapari do të jetë pjesë. Duhet sepse ka një rritje të interesit të turistëve për turizmin tonë malor.”

Kreu i shtetit në një takim me pensionistët foli për rëndësinë e shërbimit shëndetësor ndaj tyre, por dhe për rigjallërimin e bibliotekave. Propozimi që vjen nga Begaj në takimin me pensionistët është krijimi i lehtësirave fiskale për kafe-libraritë.

Presidenti u ndal për të vizituar dhe Panairin Tradicional të Skraparit që bën bashkë dhjetëra blegtorë e fermerë të cilet ekspozojnë prodhimet e tyre, ku më e spikatura është rakia e zonës që vijon të bëhet në mënyrë artizanale.

Tv Klan