Vajza denoncon pedagogun tjetër të shkollës “Jakov Xoxa”

Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike të shkollës në Fier.

Emisioni “Stop” transmeton me zë dhe figurë rrëfime ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Agron Bego, por edhe disa kolegë të tij, të së njëjtës shkollë.

Dëshmia e dytë vjen nga vajzë e cila është ngacmuar nga pedagogu në fjalë. Po ashtu, ajo tregon edhe rastin e një tjetër nxënëseje në klasën e saj, që Bego është bërë “shkesë” për lidhjen intime të saj me një kolegun e tij.

Dëshmia e vajzës:

Nxënësja-Unë kam qenë studente e shkollës “Jakov Xoxa”. Kam bërë 9-vjeçaren dhe shkollën e mesme atje. Në 9-vjeçare kam qenë për xxxx dhe nuk kam patur asnjë lidhje me profesor Agronin. Ka qenë profesori i parë, në fakt, që kam takuar atje  ditën që jam regjistruar në klasë të 6-të dhe më ka thënë që ka qenë një privilegj për atë që të më kishte mua nxënësen e tij. Në vit të parë ishte dëshira ime të kaloja për Kanto dhe profesor Agron Bego ishte pedagogu i kësaj dege.

Saimiri-Kantos atje në lice?

Nxënësja-Po! Edhe që në ditët dhe në javët e para të shkollës, profesori na pyeste me pyetje të çuditshme, nëse kishim të dashur, nëse kishim kryer ndonjëherë marrëdhënie  seksuale.

Saimiri-Domethënë siç doli në rastin e transmetimit?

Nxënësja-Po! Nga mesi i vitit, arriti situata deri aty sa edhe na prekte, duke qenë se ne merreshim me Kanto, duhet të kishim të zhvilluar diafragmën, që ndodhet në bark. Mendonte se na kontrollonte diafragmën dhe na prekte në zonat intime.

Saimiri-Domethënë që të jemi të qartë… profesori ju prekte…

Nxënësja-Po! Po, edhe më sipër.

Saimiri-Me ju e ka bërë?

Nxënësja-Po!

Saimiri-Si reaguat?

Nxënësja-Nuk pata mundësi të bëja ndonjë reagim, sepse isha vetëm me profesorin në klasë dhe… kisha frikë. Por, që pas asaj dite dhe 2 vite të tjera të shkollës, nuk shkova në mësim. Vitin e parë dhe vitin e dytë bëra shumë mungesa në orën e Kantos. Kur shkoja, shkoja e shoqëruar, por profesori na thoshte gjithmonë të shkonim vetëm, se gjoja shoqet nuk na linin të përqendroheshim në orën e mësimit.

Saimiri-Ju merrte secilën vetëm me idenë që të mos shpërqendroheshit?

Nxënësja-Në vit të tretë pastaj vendosa që të vazhdoja shkollën e lartë në Akademinë e Arteve dhe u lidha me një profesore në Tiranë dhe shumë rrallë e takoja profesor Agronin. Por, edhe kur e takoja, ai përsëri na bënte pyetje të çuditshme nëse kishim gjetur ndonjë të dashur.

Saimiri-Ju e njihnit atë? Kishit, familja ose… njiheshit apo jo?

Nxënësja-Po, familja ime njihej me profesorin.

Saimiri-Këtë dëshmi që sapo dhe, je e gatshme ta japësh para organeve të tjera?

Nxënësja-Po! Jam e gatshme!

Saimiri-Ka qenë vetëm profesor Agroni?

Nxënësja-Ka edhe profesorë të tjerë.

Saimiri-Mendon që janë të lidhur? Rakordojnë veprimet me njëri-tjetrin, apo secili….?

Nxënësja– Po, sepse në fakt kam patur një shoqen time, që profesor Agroni e kishte lidhur me një profesor tjetër.

Saimiri-E kishte lidhur profesor Agroni me një tjetër?

Nxënësja-Po!

Saimiri-Pra ishte bërë “shkesi”?

Nxënësja-Po!

Saimiri-E vërtetë kjo?

Nxënësja-Po!

Saimiri-E kishe në klasë këtë vajzën?

Nxënësja-Po!

Saimiri-Kundrejt çfarë, domethënë çfarë i ofruan vajzës, apo e gjetën të dobët dhe…

Nxënësja-Nuk e di! Unë nuk  mendoj se ajo ishte e dobët, se ajo ishte shumë e mirë në degën e Kantos.

Saimiri-Mund të ma thuash emrin e pedagogut tjetër?

Nxënësja-Vasil! /tvklan.al