Belgjika mposhti Rumaninë 2-0 dhe mori fitoren e parë në Euro 2024. Një triumf i rëndësishëm për “Djajtë e kuq” në Këln, që janë në garë për kualifikimin në raundin e të 16-ve.

Belgjika e gjeti golin pas vetëm 2 minutash me Tielemans. Rumania tentoi të barazonte, por në 45 minutat e para ishin belgët ata që dominuan në kontrollin e topit, duke u mbyllur hapësirat kundërshtarëve.

Pjesa e dytë nisi me shumë ritëm. Ballkanasit kërcënuan portën e mbrojtur nga Kasteels me Denis Man dhe Mihailan. Në të 64’, Lukakut iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Por edhe portieri i rumunëve Florin Nita u vu në provë. Në minutën e 80’, 36-vjeçari e pati të pamundur të bllokonte gjuajtjen e De Bryjnit, që shënoi golin e dytë për belgët, duke u sjellë atyre qetësinë.

Kualifikimi në Grupin E do të zgjidhet më 26 Qershor në ndeshjet e fundit Sllovaki-Rumani dhe Ukrainë-Belgjikë, me të katërta ekipet që kanë nga 3 pikë.

Klan News