Belgjika vendosi të tërheqë ekipin për protestë para stafetës mikse të triathlonit për shkak të problemeve të ujit të lumit Sena.
Vendimi erdhi pasi sportistja e skuadrës belge, Claire Michel, u sëmur pasi mori pjesë në garën individuale pak ditë më parë.
Michel vuan nga probleme në stomak, pasi në organizmin e saj është gjetur Escherichia Coli. Polemikat për ndotjen e lumit Sena kanë shoqëruar olimpiadën, ndërsa organizatorët kanë vendosur të mbajnë garat aty.
Stafeta mikse e triathlonit u zhvillua ku në vendin e parë u rendit ekipi gjerman, i ndjekur nga skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.
Tv Klan