Anëtari i kryesisë së PS-së, Ben Blushi, prezantoi detaje te tjera te programit te PS në takimin që pati në komunën Sovian të Korçës.

Detajet e programit kishin te bënin me zhvillimin e fshatrave dhe pajisjen e fermerëve me certifikatat e  pronësisë.

Ben Blushi: “Ne do shkojmë në datën 28 Qershor për t’i kthyer secilit borxhin që të gjitha qeveritë e Shqipërisë i kanë Pirgut dhe gjithë Korçës. Qëllimi jonë i përbashkët është të mundim varfërinë sepse varfëria miqtë e mi na ka vënë të gjithëve poshtë. Varfëria na ka mbyllur rrugën, varfëria po na cenon jetën. Shkaku i varfërisë që kemi është fakti që qeverisemi keq dhe ne kemi vetëm një rrugë për të ndryshuar jetën tonë. Kemi vetëm një rrugë për të mundur varfërinë. E vetmja rrugë është të ndryshojmë qeverinë tonë”.

Ne këtë takim, Blushi theksoi se programi qeverisës i Partisë Socialiste do te rrisë zhvillimin e bujqësisë dhe mirëqenien e jetës ne fshat./tvklan.al