Ben Blushi: “Për fat të keq u vendos ajo që e kishim parashikuar që Partia Socialiste nuk do marrë pjesë në parlament për një afat të pacaktuar dhe për kushte të pacaktuara dhe të paqarta. Në vlerësimin tonë ky është një bojkot i kuvendit të Shqipërisë edhe një pjesë e madhe e anëtarëve të kryesisë ishin kundër bojkotit për shkak sepse vlerësojnë se bojkoti nuk është në dobi të Partisë Socialiste, po thjesht vetëm për interesa personale të Edi Ramës, i cili do të relativizojë humbjen duke krijuar shkaqe të paqena apo duke mos faktuar dot ato që do të duhet të ishin faktuar në këto dy muaj manipulimet dhe deformimet e sistemit. Sigurisht që unë dhe shumë kolegë të tjerë e përcaktuam sonte qartë kundër bojkotit. Ne kërkojmë që sigurisht raportet e Partisë Socialiste për shkak të cilësisë së munguar të këtyre zgjedhjeve të kushtëzohen me qeverinë, por mënyra e vetme për të kurorëzuar raportin me qeverinë është brenda sallës së parlamentit e këto dy opsione u përplasën sonte apo u ballafaquan siç pritej, njëri sipas të cilit akuzoi raportin me qeverinë duke dalë nga parlamenti dhe tjetri që të kushtëzojmë raportin me këtë qeveri duke hyrë në parlament se Partia Socialiste dhe Shqipëria ka nevojë që grupi i saj parlamentar të bëjë atë për të cilën është votuar pavarësisht se është në pakicë apo në minorancë të shkojë në sallën e kuvendit të Shqipërisë për të kryqëzuar atë dhe për të bërë një betejë politike për të cilën Shqipëria ka nevojë, për çështje madhore që lidhen me ekonominë, lidhen me krizën, lidhen me integrimin, lidhen me paaftësinë dhe pamundësinë e kësaj qeverie për të bërë reforma që i duhen Shqipërisë. Në qoftë se ne dalim nga salla e parlamentit pa e ditur sesi do të hyjmë dhe kur do kthehemi kjo është një rrugë pa krye për të cilën e kam thënë dhe jam shprehur, do ta përsëris se rrezikon vetë Partinë Socialiste”./tvklan.al