Pasditen e kësaj të premteje të ftuarit në studion e “Rudina” në Tv Klan folën sa i përket paragjykimit dhe gjykimit. Pjesën më të madhe të rasteve njerëzit japin mendime të pabazuara për persona që i njohin pak ose aspak.

Të prirur nga ndjesia për të “futur hundët” në punët e të tjerëve apo për të marrë rolin e gjykatësit, elemente si paragjykimi dhe gjykimi po bëhen gjithnjë dhe më shqetësues në shoqërinë tonë.

Duke folur rreth këtij fenomeni psikologia Rudina Koromani, mori shkas për të treguar një rast konkret që i ka ndodhur asaj personalisht. Publikimi i një shkrimi për agresivitetin në shoqëri nga pikëpamja psikologjike dhe citimi i një emri të njohur publik bëri që ajo dashje apo padashje ta fuste veten në “grackën” e paragjykimeve të të tjerëve.

Rudina Koromani: Bëra një shkrim lidhur me agresivitetin në shoqërinë tonë, flisja për agresivitetin nga pikëpamja psikologjike dhe pse ka ndikuar. Unë nga pikëpamja psikologjike evidentova dhe disa modele të “të fortëve” dhe flisja për këto moderne. Citoj brenda kësaj fjalie të “të fortëve” emrin “Luiz” duke qenë se ishin disa elemente të kërcënimit apo të gënjeshtrës duke nënkuptuar këto gjëra, dhe përfundoj që ne duhet të jemi më empatikë, më pranues dhe të mos përdorim të tilla elemente. Çfarë ndodhi?! Të gjithë fansat e Luizit u kthyen me një fjalor diskriminues dhe ofendues nga më të rëndat, lidhur me profesionin tim, lidhur me familjen time, me gjithçka të mundshme dhe të pamundshme. Kujtonin se kishte të bënte me Luizin, por në fakt nuk kishte aspak lidhje me atë. Flitej me pjesën e agresionit në tërësi.

Rudina Magjistari: Historia e fansave është një tjetër kategori, nuk i fusim këtu. Janë shumë emocionalë. /tvklan.al