Berat Buzhala është baba i tre vajzave dhe një djalë. Edhe pse më një jetë publike shumë aktive, ai ka vendosur që familjen e tij ta mbajë sa më larg mediave.

I ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, gazetari ka folur për fëmijët e tij, duke zbuluar detaje të pathëna për ta.

Elia: Mërziten fëmijet e tu, kur ti zihesh në televizor me politikanët?

Berati: Mërzitem shumë se unë bërtas shumë. Sa shkoj në shtëpi më kërkojnë të ulë zërin se kanë frikë mos zihem me grushta.

Sakaq, i pyetur për bashkëshorten dhe kritikat e saj Berati me përgjigjen e tij nënkuptoi se janë të pakëta rastet që nuk e kritikon.

Elia: Po gruaja të kritikon ndonjëherë?

Berati: Pyetja duhet të jetë a ka ndonjëherë që nuk të kritikon./tvklan.al