Aty ku e kishin izoluar për pese vjet, ne ferrin e burgut shqiptar, i vetmi dhe i fundit qe beri te flasë shqip  klasikun e madh Dante Aligierin, me Komedinë Hyjnore.

Tashme gjeniu i heshtur i përkthimit, Pashke Gjeçi, qe deri dje shumëkush e dinte te vdekur, dhe borite e nderimit kurrë nuk ranë për te, për se gjalli, heshti përjetë, mbrëmjen e te enjtes, ne moshën 92-vjeçare.

Ambientet e Teatrit Kombëtar u mbushen nga ata qe ia njihnin gjeninë e endjes se përkthimit. Për përkthyesin gjenial te veprave te antikitetit, poezitë e Xhakomo Leopardit, qe shumëkush i ka sot ne bibliotekën e vet, mesazhet e lamtumirës, janë mesazhet e përjetësisë qe çdo studiues i ka përballe veprës se tij. 

Prof. dr. Kolec Topalli: “Me vendosjen e komunizmit dhe diktaturës në Shqipëri pësoi pikërisht atë që dihet, u burgos si shumë intelektualë të tjerë dhe natyrisht jeta e tij mandej mbeti gjithnjë në hije. Aktiviteti i tij dhe veprat e tij mbetën gjithmonë të pluhurosura, njohës i mirë i shumë gjuhëve të vjetra dhe të reja. Ka qenë mbi të gjitha një përkthyes i shkëlqyer që na ka dhënë kryeveprën e Dante Aligierit, Komedinë Hyjnore.”

Por, Pashk Gjeçi, i vetmuar dhe i thjeshte nuk u rrëmbye kurrë nga ethet e viteve te diktaturës.

Sikundër u lind ne Shkodër, ne 1918-ën, u shkollua pranë Jezuiteve ne vendlindje, mësoi e u shoqërua me korifenj te letrave tona, ashtu edhe jetoi ne vitet e mëvonshme. Ne nderim te tij bene homazhe edhe politikane.

Sali Berisha: “Bota e letrave dhe e mendimit të kombit shqiptar ndahet sot me njërin prej figurave më të shquara, me një korife të vërtet të punës intelektuale, me burrin që bëri të flasin shqip kryeveprat e mëdha të letërsisë klasike që përbëjnë dhe bazën e letrave të qytetërimit të sotëm perëndimor”.

Jozefina Topalli: “Ishte gjeniu i përkthimeve shqiptare. Ai përkthehu kryeveprat, mrekullitë e letërsisë botërore, ishte një erudit ndër të cilët mund të lindin një herë në 100 vjet dhe për këtë u arrestua në ’47-tën si armik. U dergj në burgjet e diktaturës, por ai kurrë nuk foli një fjalë të keqe dhe sot unë i bëj homazh Pashko Gjeçit dhe gjithë shqiptarët t’i bëjnë homazh një ndër figurave të papërsëritshme, për të cilën si shqiptare unë jam shumë krenare”.

Vite te tera te kaluara ne hije edhe gjate demokracisë kur dekoratat një pas një, shkonin për figura te tjera.

Pashk Gjeçi, i nderuar me dy çmime nga shteti italian, e çmimin Fan Noli për shqipërimin e Faustit te Gëtes, nuk mund ta përmbushin paq respektin për këtë njeri te madh.

Jozefina Topalli: “Unë mendoj se borxhi ndaj Pashko Gjeçit nuk mund të shlyhet kurrë. Kujtoj që në 2006-tën kam bërë kërkesë një presidencë për t’i dhënë një dekoratë. E kam përsërit në 2009-tën. Uroj që mbas vdekjes t’ia japin të paktën”.

Ende vepra te përkthyera prej tij janë te mbyllura ne harrese.

Prof. dr. Kolec Topalli: “Ka vepra që ende nuk janë botuar dhe unë nuk e di se çfarë materialesh ndodhen sepse ato sigurisht që ndodhen në duart e njerëzve të tjerë. Unë e kam njohur vetë, më ka lidh pak a shumë puna me të, dëshira për ta njohur, për të ndejt me këtë intelektual që kishte kaq të dhëna pozitive dhe ka punuar kaq shumë për gjuhën shqipe, për letërsinë tonë, për letërsinë botërore duke na dhënë vërtet kryevepra”.

Ferri i Dantes sikur e përndoqi gjithnjë, por ne fund te fundit Pashk Gjeçi qe jetoi ne mrekullinë e gjenialitetit te punës, tashme është ne rrugën e përjetësisë, ndërsa Purgatori u mbetet atyre, qe tashme janë gjalle, për ta nderuar ashtu si e meriton përkthyesin e papërsëritshëm, Pashk Gjeçi./tvklan.al