Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Lideri Demokrat Berisha, ka shtyrë për pasdite mitingun e Vlorës dhe ka thirrur në mesditën e sotme në Tiranë, një konferencë urgjente për shtyp në selinë e tij. “Denoncoj projektet ogurzeza, të Metës me Finon për manipulime në listat e votuesve dhe i bëjë thirrje të gjithë votuesve t’i kundërvihen me urgjencë, planit makabër të tyre”, është shprehur Berisha.
Ai iu ka bërë thirrje dhe punonjësve nëpër qendrat e votimit të punojnë deri në 18 orë në ditë për të verifikuar listat e zgjedhësve. Berisha është shprehur se veç 600 mijë të paregjistruarve nëpër lista, ka dhe mijëra të tjerë, të cilët janë hequr nga listat dhe janë zëvendësuar me emra të tjerë.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “T’i kundërvihemi këtij akti të shëmtuar, të paprecedent, të binomit Meta-Fino. Këta të papërgjegjshëm, që duan që jo 100 apo 200 mijë, por 700 e 800 mijë shqiptarë të mos votojnë se janë të tmerruar nga vota e tyre dhe verdikti i tyre”.
Qëllimi ynë është i pandryshueshëm, mbrojtja e votës, ka theksuar Berisha përpara nisjes për në Vlorë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori