Me filozofinë se e ardhmja projektohet duke kujtuar të shkuarën, Sali Berisha ju tregoi me detaje të rinjve demokratë të mbledhur në takimin “Në kërkim të simboleve” të gjithë rolin që pati Azemi Hajdari në protestat e Dhjetorit që rrëzuan komunizmin.
“Azem Hajdari i thotë Ramizit na thuaj ku e ke qëllimin dhe fjala e tij; nuk kemi dalë për një gojë çaj. Kemi dalë për atë që duhet dalë, pra për qëllime politike. Ishte një njeri me guxim të jashtëzakonshëm dhe instinkte politike të jashtëzakonshme”, tha Berisha.
Për Berishën, Hajdari duhet t’ju shërbejë të rinjve si burim frymëzimi për rrëzimin e regjimit aktual siç e quan ai qeverisjen e majtë, që për të njësoj si komunizmi po heq lirinë e individit.
Të hënën demokratët kanë paralajmëruar protestën e radhës të mosbindjes civile siç e kanë emërtuar serinë e grumbullimeve me bllokimin e rrugëve dhe shesheve. Në këtë protestë për herë të parë pas një viti do t’ju bashkohet fizikisht dhe kryedemokrati pas heqjes se masës së “arrestit në shtëpi”.
Tv Klan