Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Me afrimin e zgjedhjeve lokale Partia Demokratike ka filluar bisedimet me aleatët e saj të koalicionit opozitar Bashkimi për Fitore, me qëllim zgjerimin e këtij grupi politik. Kreu demokrat Berisha, ka mbledhur drejtuesit e 4 partive anëtare të koalicionit, ku kanë diskutuar për për hartimin e një platforme të përbashkët për zgjedhjet lokale.
Duke rikonfirmuar daljen me kandidatë të përbashkët, në zgjedhjet për pushtetin lokal, në takim është rënë dakord ngritja e një grupi pune me nga dy përfaqësues të çdo partie për të përcaktuar modalitetet mbi të cilat do të funksionojë koalicioni opozitar Bashkimi për Fitore.
Përveç ridimensionimit dhe lënies së hapësirave për aleatët e vegjël, Partia Demokratike, do të fillojë shumë shpejt negociatat në rang kryetari me Partinë Demokrate. Këtë e kishte pohuar më herët edhe lideri i opozitës Sali Berisha, që do ta ketë këtë çështje dhe një nga më kryesoret në turin e tij në bazë.
Sali Berisha:- “Natyrisht, kryetari do të marrë takime në nivel kryetarësh me të gjithë përfaqësuesit e këtyre partive dhe është përcaktuar, që PD të bëjë përpjekjet më serioze, për një koalicion të ndershëm, funksionues me të gjithë spektrin opozitar”./tvklan.al
Gazetare – Elona Meço