Arta Tozaj: “Do të arrini një marrëveshje me Partinë Socialiste, që të lironi nga një vend anëtar në komisionet zgjedhore, si ju dhe Partia Socialiste për të gjithë partitë që do hyjnë në zgjedhje?”

Sali Berisha: “Tani duke shprehur respektin për vendimi e gjithsecilit, më duhet të them se anëtarët e komisioneve zgjedhore, në qoftë se vendoset në këtë mënyrë që nëpërmjet grevës së urisë, mendoj unë, nuk është e mundur që ato të caktohen.”

Arta Tozaj: “Atëherë çfarë dihet të bëjnë ata që të dëgjohen, të hyjnë në bisedime me ju dhe me zotin Rama, me secilën nga palët?”

Sali Berisha: “Kanë pasur çdo rast për të qenë në komision dhe kanë qenë në komision, prapë në parlament do shkojë ligji, por unë  e kam theksuar dhe e theksoj, unë jam qeveri me të gjithë kodin e rregullave, sepse nuk jam unë që zgjedh opozitën, opozitën e zgjedh populli siç zgjedh qeverinë, përcakton dhe opozitën. Populli shqiptar ka përcaktuar opozitë kryesore Partinë Socialiste dhe jashtë çdo lloj mundësie që unë të veproj nëpërmjet faktorëve të tjerë opozitarë në dëm të partisë kryesore opozitare, këtë unë nuk e bëj, kjo është e pamundur për mua.”

Arta Tozaj: “Si mund të garantohet që vota e lirë mund të numërohet, një nga shqetësimet kryesore që ka pasur dhe Partia Demokratike vetë kur ka qenë në opozitë, do të garantohet në zgjedhjet e vitit 2009?”

Sali Berisha: “E thatë bukur këtë, Partia Demokratike ka qenë në opozitë dhe ka pasur kohë që nuk ka pasur asnjë përfaqësues në komision…”/tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj