Kryeministri Sali Berisha risqaroi pozicionin e tij lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste për të hapur kutitë e votimit për katër qarqe të vendit.
Kryeministri argumentoi përpara grupit kuvendor, se kjo kërkesë është antiligjore dhe shkel pavarësinë e pushteteve, në këtë rast të gjykatave.
Këtu kryeministri solli në vëmendje të gjithë procedurën ligjore se kur mund të bëhet numërimi i votave.
Sipas kodit elektoral, subjektet politike mund të ankohen gjatë procesit të numërimit, gjë që nuk ka ndodhur në rastin e Partisë Socialiste, komisionarët e së cilës kanë firmosur pa përjashtim procesverbalet e votave të numëruara në KZAZ.
Sali Berisha: “Kolegji zgjedhor hodhi poshtë si të pabazuar në ligj të gjitha kërkesat për rinumërim sepse siç thekson Kolegji në gjykimin e çështjeve, kodi zgjedhor në nenet 116/118 në thonjëza, këto janë fjalët e mia. Të propozuara nga zoti Edi Rama në kodin elektoral të ri, këto nene kanë përcaktuar të drejtën e rinumërimit gjatë procesit të numërimit dhe vetëm mbi bazën e kontestimit të menjëhershëm të procesit të numërimit, pra vetëm atëherë kur ata që bëjnë numërimin nuk bien dakord. Kështu Kolegji Zgjedhor në gjykimin e ankesave të partive bazuar në ligjin zgjedhor vendosi se përderisa nuk ka pasur kontestime, thotë Kolegji, nuk mund të ketë rinumërim. Pra afirmon parimin se kur nuk ka mosmarrëveshje nuk ka gjykatë.”
Kryeministri solli në vëmendje dhe hapësirat ligjore që ka komisioni hetimor. Hapësira që sikundër tha, nuk mund ta shterojnë kurrsesi këtë komision parlamentar, në gjykatë.
Sali Berisha: “Vërtet komisionet hetimore ngrihen sipas nenit 77 të kushtetutës si de ligjit numër 8891, dt 25 i miratuar me datën 02.05.2002. Pra kur socialistët kanë qenë shumicë, por ky ligj përcakton në mënyrë eksplicite në nenin 3 pika 4 se komisioni hetimor nuk mund të ushtrojë atributet e gjykatave. Gjykimi i ankimeve zgjedhore në rrugë gjyqësore, të nderuar zotërinj është pra juridiksion vetëm i Kolegjit Zgjedhor në republikën e Shqipërisë. Partia Socialiste ka konsumuar të gjitha rrugët e apelimit dhe tani kërkon që ne të krijojmë një gjykatë të lartë për kolegjin zgjedhor, gjë të cilën ne nuk mund ta bëjmë kurrë. Zoti Rama dje unë të ndoqa, u tha shqiptarëve se po rinumërohen votat në Greqi dhe në Afganistan. Jo zoti Rama, janë rinumëruar dhe në Shqipëri votat, por që të gjitha në Afganistan, në Greqi, në Shqipëri dhe kudo. Janë rinumëruar nga piramida e vlerësimit të zgjedhjeve. Zoti Rama është i lirë të protestojë në të katër anët e vendit dhe e siguroj që do të marr të gjitha masat për t’ia garantuar tërësisht. Në Afganistan ka vendosur Komisioni Ndërkombëtar për vlerësimin e ankimeve, meqenëse mori Afganistanin. Greqia është brenda procesit të shqyrtimit të ankesave. Në cilin rast parlamenti i një vendi të lirë ka dalë mbi vendimin e gjykatës.”
Për gjithçka tha kryeministri Berisha i s’gjeroi kryetarit të Partisë Socialiste që të marrë ekspertët më të mirë të ligjit mbi këtë çështje, por nisur nga fakti që Partia Socialiste ka marre si avokat Spartak Ngjela në ankimin e saj për marrëveshjen me Greqinë, Berisha solli në vëmendje një bashkëpunim të hershëm mes tij dhe avokatit… /tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi