Deputetët e partisë demokratike shpresojnë tek insitucioni i parlamentit për të kthyer në çmimin e mëparshëm tarifat e reja të telefonisë fikse dhe energjisë elektrike. Qysh nesër grupi parlamentar i partisë demokratike do të prgatisë një vendim anullues për t’ia dorëzuar kryetarit të kuvendit Servet Pllumbi. Kryetari i partisë demokratike Sali Berisha mendon të nisë këtë inisiative pasi pagesa të tilla janë të papërballueshme nga shumica e popullsisë që nga rrogtarët e deri te pensionistët.
Sali Berisha: “I vetmi institucion që mund t’kpusë lakun e varfrisë që po shtrëngohet mbi fytin e shqiptarve është parlamenti. Ndaj dhe ne do t’dërgojmë vendimin n’parlament për të anulluar rritjet e çmimeve të energjisë, telekomit dhe ujit.”
Ndër të tjera berisha komeneton edhe çështjen e trenit elektrik i cili nuk kundërshton modernizimin e hekurudhave, por kredinë. Sipas Berishës në rast e kompania ka bërë fizibilitetin le ta marrë atë me koncesion pasi kredia prej nëntëdhjetë milionë dollarësh faturohet te kryeministri Fatos Nano. /tvklan.al