Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka siguruar ndërkombtarët se protestat e opozitës do të jenë paqsore. Kjo deklaratë e Berishës vjen pas reagimit të organizatave ndërkombtare për protestën përpara selisë së qeverisë ditën e shtunë. Berisha ka vlerësuar deklaratën e zyrës së OSBE-së në Tiranë.
Sali Berisha: “Unë falndëroj sot praninë e,e, OSBE-së që n’deklaratën e saj vlerson rrolin që lujtën deputett e Partisë Demokratike në ktë zhvillim. Siguroj faktorin ndërkombtar se jemi më t’përcaktuar se kurrë për protestë paqsore.”
Pas rekomandimit të rrugës institucionale nga ndërkombtarët, Berisha është shprehur se opozita nuk do të mbështetet vetëm në protestat për largimin e Nanos nga pushteti, por do të ndjekë edhe luftën politike në kuvend. Ai ka kërkuar ngritjen e komisionit hetimor për abuzimet në Albtelekom. Sipas tij, Partia Demokratike po përgatiti një projekt ligj për kompensimin e plotë të qytetarve në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe ujit.
Sali Berisha: “ Do të paraqesim në parlament me urgjencë krijimin e komisionit hetimor parlamentar, pasi t’konsultohemi me partitë opozitare për një vjedhje monstruoze dhe shpërdorim monstruoz, që fatos Nano dhe grupi i tij bën prej kohësh në Telekomin shqiptar. Disponojmë një raport sekret, ristriktet, jo sekret, por të kufizuar dhe që shqyrton marrveshjet e interkoleksionit të ktij vendi, fakton në mënyrë të qartë se dikush diku inkason dhjetra e dhjetra milionë dollarë në kurris të qyetarve më të varfër të Europës s’shqiptarve. Do të bëhet ligji për kompensimin e plot të rritjes së energjisë dhe çmimit të ujit sepse uji dhe energjia janë mallrash porte.” /tvklan.al