Sali Berisha: “Së pari dëshiroj t’u përcjell një përshëndetje të përzemërt të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, mbështetësve të Partisë Demokratike mbarë qytetarëve shqiptarë. Jam sot këtu për të paraqitur para se të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e deputetëve të parlamentit të ardhshëm të Partisë Demokratike për vitet 2009-2013, por më lejoni të theksoj se në këtë moment solemn ky akt solemn i imi dhe kryesisë të Partisë Demokratike ndodh jo vetëm pas rezultateve të mëdha dhe historike vjen pasi shqiptarët e panë, e përjetuan, e ndjenë se me ne së bashku u anëtarësuam në NATO, me ne së bashku firmosëm marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe paraqitëm kërkesën për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian, me ne se bashku janë në prag të njërit prej zhvillimeve më madhore për çdo qytetar shqiptar të lëvizjes së lirë pa viza në mbarë Evropën. Me ne së bashku bënë Shqipërinë më të sigurt se kurrë në historinë e saj. Ky vend ka sot treguesit e kriminalitetit ndër më të ulëtit, qartësisht më të ulët se vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ky vend nuk është më një rrugë kryesore droge, ky vend priti vitin e kaluar 2 milion e 700 mijë turistë nga mbarë bota pa as më të voglin incident. Me ne qytetarët shqiptarë panë fëmijët e tyre të vendosen në epiqendrën të një qeverie, shkollimin e fëmijëve të tyre. Ne dyfishuam buxhetin për arsimin, ne dyfishuam rrogat e arsimtarëve, ne së bashku dyfishuam numrin e studentëve, ne shtrimë internetin në të gjitha shkollat e vendit, zhdukëm me zero tolerancë korrupsionin në pranimet e universiteteve të vendit. Shqipëria, mbarë vendi sot ka një rrjet modern shkollash”./tvklan.al