PD paralajmëron përshkallëzim të mosbindjes civile, pas protestës të zhvilluar të martën me bllokimin e rrugëve në 6 qytete. Duke këmbëngulur për ngritjen e qeverisë teknike, kryedemokrati deklaroi se opozita ka shfrytëzuar vetëm dy skenarë nga 77 forma që ka mosbindja civile.

Teksa vendi është disa muaj larg zgjedhjeve, Berisha ka dhe një sfidë për kryeministrin Rama.

“Shqiptarët të sfidojnë! Pse ke frikë Edi Rama? Krijo qeverinë teknike, dhe të shohim kush i fiton zgjedhjet!”

Krahas aksionit, Berisha foli edhe për formulën që ka PD për të rritur pensionet dhe pagat.

PD po përgatitet për një tjetër protestë pas asaj të së martës, ndërsa paralelisht do të vijojë dhe aksionin opozitar në Kuvend.

Klan News