Me tone të larta dhe me thirrje për ndryshim, kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar në analizën vjetore të punës së policisë tolerancë zero ndaj krimit të organizuar. Nuk i ka kursyer fjalët e mira për rezultatet më pozitive që policia ka arritur gjatë këtyre viteve. Vetëm falë kësaj punës sipas tij Shqipëria nuk është me një vend, transportues i krimit.
Sali Berisha: “Po ju ja dolët gjithashtu në bashkëpunim me prokurorinë të konsolidoni forcën goditëse të luftës kundër një fenomeni tjetër i cili është mater-matriks nëna e të gjitha të këqijave tjera në këtë shoqëri korrupsioni”.
Berisha deklaroi se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit është në radhë të parë një betejë që policia ka me veten.
Sali Berisha: “Nuk ka patur gjë me të, të pa përshtatshme, më të rëndë se kur shokët tuaj binin në pritat e kriminelëve nga telefonatat”.
Por dhe pse rezultatet në gjuhën e shifrave janë shumë herë më të ulëta se vitet e shkuara, ajo që mbetet ende pika me nevralgjike e goditjes së krimit është mungesa e një bashkëpunimi ndër-institucional mes doganave dhe tatimeve.
Sali Berisha: “Unë e di që ato janë pjesë e task-forcës, por task-forca është task-forcë nuk është antenë. Të gjithë punonjës e doganave duhet të jenë agjent anti-droge dhe ne nuk duhet të japim rroga atyre të cilët interesohen … dhe nuk shohin për drogë”.
Ajo që po ndodh sot me zhvillimin ekonomik të vendit dhe bumin e ndërtimeve është një strategji e qartë e qeverisë shqiptare e cila sipas kryeministrit nuk mund të kalojë me indiferencë si vite më parë, të një kontrolli të imtësishëm të çdo veprimtarie publike dhe private.
Sali Berisha: “I nderuar zotëri mese ndërtohet pallati, shumica e tyre ndërtuesve ndërtohen me para të pastër, me para të rremta, me para të fituara. Por ligji ju lejon që çdo dyshim, çfarë të kërkoni, të kërkoni verifikim dhe në rast se nuk e bëni këtë pare larës bëhet policia dhe në rast se juve e bëni dhe e dërgoni në prokurori dhe prokuroria tregohet indiferent, pare larës bëhet prokuroria dhe shteti. Ne jemi nga ato vende që kemi pësuar, kemi pësuar një nga dramat më të mëdha për shkak të indiferencës ndaj sektorit privat. … ç’ishin piramidat? Nuk inkurajohet qeveria në mënyrë absolute. Por qeveria u tregua indiferente, është mësim për t’u nxjerr, është mësim për t’u mbajt shënim”.
Trafiku i drogës dhe kultivuesit e tyre, janë ende një pikë e errët e funksionimit të këtij trafiku që shpesh e bënë Shqipërinë të identifikueshme si vend transportues. Kryeministri Berisha veçoi qytetin e Gjirokastrës dhe operacionet shpesh herë të dështuara në Lazarat.
Sali Berisha: “Do të flisja për zero tolerancë kur ju zotëri, keni dërgu për ndjekje penale kryetarët e komunave zyrtarë në territorin e të cilave në përputhje me ligjin … mbillet kanabis. Nuk mund të pranoj unë qëndrimin e autoriteteve policore të Gjirokastrës, të cilat 4 muaj rresht nisin betejën. Në Lazaratin ata që mbjellin drogën 8 muaj rresht qarkullojnë të lirë në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë”.
Krimet e vjetar dhe zbulimi i tyre, për Kryeministrin Berisha ngrenë shumë vështirësi për shumë arsye.
Sali Berisha: “Dhe unë kuptoj sa e vështirë është pse? Se vështirësinë nuk e keni vetëm me provat po e keni me ata që kanë zhdukur provat, e keni me ata që kanë vulosur mbylljen e tyre”.
Precedentët e krijuar së fundmi mbi dhunë policore me protagonist minoren, janë përmendura si raste të izoluara, ndërsa u kërkua përgjegjshmëri për ato raste të dhunimit të të drejtave themelore të njeriut.
Sali Berisha: “Keni patur probleme të pakta me të miturit, nuk i pranojnë unë ato, nuk mund të pajtohem në mënyrë absolute dhe në rastet të tjera janë diktuar në Shkodër 3 qytetar, 70 ditë në burg pa vendim gjykate…”./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
Operator: Klodian Keçi, Metlin Kepi