Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ultimatumit te dhënë nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama për te hapur kutitë e zgjedhjeve te 28 Qershorit duke theksuar se përgjigja me e mire për Ramën janë liberalizimi i vizave dhe investimet qe do te bëhen ne shkolla dhe infrastrukture ne te gjithë Shqipërinë.
Sipas kreut te qeverise një grup i përbërë nga punistë dhe mafioze janë te vetmit qe nuk njohin zgjedhjet e 28 Qershorit, te cilat u vlerësuan nga te gjithë ndërkombëtaret si me te rregulltat dhe më te lirat ne historinë e Shqipërisë.
Sali Berisha: “Vota juaj e 28 Qershorit nuk pranohet, nuk njihet nga një aleancë punisto-mafioze, nga një grup miliarderësh mafiozë, të cilët menduan se duke mobilizuar dhjetëra e dhjetëra milion euro në zgjedhje do mund të blinin pushtetin tuaj, por atë nuk e realizuan dot dhe tani na kërkojnë të anulojmë me politikë vendimin e gjykatave apo ta shqyrtojmë atë. Ultimatumeve të tyre ne do u përgjigjemi me rrugë te reja, se ultimatumeve të tyre ne do u përgjigjemi me shkolla të reja për këta fëmijë, se ultimatumeve të tyre ne do u përgjigjemi me heqjen e vizave për secilin prej jush dhe lëvizjen tuaj të lirë, se ultimatumeve të tyre do u përgjigjemi me garancinë e plotë të protestës, por ata dhe çdo qytetar shqiptar sikundër u garantoj unë ju se aleanca punisto-mafioze do marrë përgjigjen me të merituar ligjore dhe një ditë ultimatumin e tyre do ta gjejnë si të dhjetat e aleancës së tyre.
Këtë deklarate kreu i qeverise e ka bere gjate inaugurimit te rikonstruksionit te rrugës Fushe Milot-Gurrëz me një vlere prej 10 milion dollarësh, fond ky i dhënë nga buxheti i shtetit.
Sipas numrit një te ekzekutivit buxheti i vitit te ardhshëm parashikohet te rritet me 400 milion dollarë me shume.
Kryeministri Berisha ka ftuar te gjithë te marrin pjese ne mitingun e datës 8 Dhjetor me rastin e shembjes se diktaturës ose Murit te Berlinit për te gjithë shqiptaret./tvklan.al