Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me studentët, zhvilluar pikërisht në ambientet e  “Qytetit Studenti”. Gjatë fjalës së tij Berisha është fokusuar kryesisht tek problemet dhe përparësitë të cilat lidhen me arsimin dhe të rinjtë. Shqipëria duhet të ngrihet në lartësinë dhe pastërtinë e moralit tuaj, ju është drejtuar Berisha studentëve.

Sali Berisha: “Se ne në Shqipëri duam të ndërtojmë demokracinë, njëlloj si kombet që i përkasin aleancës. Ne u pranuan në NATO, morëm ftesën për NATO dhe do pranohemi në NATO si anëtar të plotë më shpejt nga ç’mendojmë.”

Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se premtimet për një arsim më të mirë dhe të lirë janë drejt realizimit të plotë duke qenë i hapur për të gjitha projektet e për këtë kujtoi edhe dyfishimin e buxhetit për arsimin.

Sali Berisha: “Po unë jam njeri që presistoj në ato që premtoj dhe unë kam kënaqësi t’ju informoj ju se gjer në fund të këtij viti të gjithë fëmijët në shkollat e Shqipërisë do mund të lundrojnë në internet dhe së bashku me ta lundron Shqipëria.”

Një tjetër arritje që lidhet me arsimin është  puna e madhe që është bërë për dyfishimin e pagës së arsimtarëve duke e klasifikuar arsimin përparësi. Gjatë fjalës së tij Berisha renditi ndryshimet e mëdha që po pëson vendi edhe në zhvillimet infrastrukturore./tvklan.al