Si mjek dhe politikan, Sali Berisha ka vetëm një “diagnozë” për sektorin e shëndetësisë. Edi Ramën e akuzoi se ka kryer krime ndaj njerëzimit, duke nisur nga “Onkologjiku”.

“Nëse ka një sector që kryen krime kundër njerëzimit është sistemi shëndetësor dhe Spitali Onkologjik. Onkologjiku do shkeputet nga QSUT, ajo drejtori famëzezë ka bërë tendera pa sjellë asnjë ilaç. Do krijojmë Institutin e Tumoreve dhe i garantoj shqiptarët, sado të kushtojnë, ilaçet e tyre do t’i gjejnë në Shqipëri.”


Përpara ekipit me të cilin do të hartojë programin për shëndetësinë, premtoi rimbursim 90% të barnave, duke mos kursyer disa prej kompanive farmaceutike në vend.

“Fitojnë mijëra e mijëra tendera, shkatërruan standartin e ilaçeve. Kështu qarkullojnë ilaçe jashtë çdo standarti.”

Për të shmangur “hemorragjinë” e mjekëve dhe infermiereve tha se zgjidhja është vetëm rritja e pagave.

“Do shkojmë drejt dyfishimit të rrogave të mjekëve dhe infermierëve.”

Premtoi rritje të GDP-së për shëndetësinë si dhe liberalizim të tregut për sigurimet private. Berisha foli për një riorganizm total të këtij sektori, dixhitalizimin e  kartelës, si dhe rregullimin  e dypunësimit në spitalet shtetërore dhe ato private.

Tv Klan