Duke nisur nga kjo e enjte, Sali Berisha dhe të gjithë deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha do të jenë anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Vendimi i marrë nga Gazment Bardhi dhe grupi democrat u njoftua në seancë plenare nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Bashkë me Berishën që u përjashtua në 9 Shtator të vitit 2021 me vendim të Lulzim Bashës, në grupin parlamentar të PD-së u rikthyen edhe deputetët Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe 11 të tjerë që u përjashtuan me vendimin e datës 28 Shtator të vitit 2023.

Tv Klan