Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti dje në selinë e PD, deputetët konservatorë britanikë Andrew Rosindell, ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë, Martin Vickers, kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar, Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe Pierre Plumeajau, këshilltar.

Sipas Berishës, temat e bisedës u përqëndruan të vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja Ramës dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend.

Kreu i PD-së informoi deputetët britanikë për “përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe për shpopullimin drastik të vendit si dhe luftën frontale për asgjësimin e opozitës”.

Berisha mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit.

Klan News