Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhefri (Jeffrey), është takuar në mesditë me Kryetarin Berisha në selinë e Partisë Demokratike. Ata kanë diskutuar rreth situatës politike në vend ku nuk ësshtë anashkaluar edhe ajo çka ndodhi në protestat e dy ditve më parë.
James Jeffrey: “Sot ne diskutuam mbi situatën e së shtunës. Amerika gjithmonë mbështet protestat e lira dhe paqsore, por jo dhunën. Për ktë arsye mbështesim pozicionin e mbajtur nga përfaqsuesi i Bahshkimit Europian, Ambasadori Salzman.”
Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha, i ka rigarantuar edhe njëherë Ambasadorit Xhefri se protestat do të jenë paqsore.
Sali Berisha: “ E garantova ambasadorin se Partia Demokratike mbetet e palkundur në strategjinë e protestave paqsore dhe t’shumanshme, sikundër paraqita faktet mbi organizminin e inçidentit dhe autort e ktij organizimi. Unë mendoj se diskutimi ishte shumë i dobishëm.” /tvklan.al