Partia Demokratike këmbëngul që për zgjedhjet e 11 Majit duhet të regjistrohen për të votuar edhe emigrantët të cilët nuk disponojnë një dokument bimometrik shqiptar, por kanë një dokumente të një shteti të huaj ku ata jetojnë.
Nëse amendamentet e PD-së për këtë çështje nuk pranohen nga mazhoranca, kryedemorkati Sali Berisha u bëri thirrje emigrantëve të protestojnë para ambasadave shqiptare në shtetet ku ata jetojnë.
“Edi Rama dëshmon frikën e tmerrshme që ka nga vota e emigracionit dhe diasporës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shprehet publikisht sepse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim madhor, përndryshe ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit”, tha Sali Berisha.
Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike ka nisur dhe fazat e para të procesit e primareve nga i cili do të dalin kandidatët për deputet.
Edhe pse statuti i PD-së nuk e parashikon një kuotë të caktuar për emigrantët që mund të marrin pjesë në Primare, Berisha thotë se edhe propozimet e tyre do të vlerësohen, ndërsa për pjesëmarrjen e drejtuesve politike të qarqeve në këtë proces do të vendos Këshilli kombëtar.
“Tani për tani ajo që mund të them ata do përfshihen, diaspora do përfshihet. A do hyjë në garë drejtuesit e Partisë Demokratike, gara është e hapur për të gjithë. Drejtuesit politik të qarqeve do vendosë Këshilli Kombëtar”, tha Berisha.
Berisha ka vijuar akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se qeverinë e ka kthyer në një organizatë kriminale, gjë të cilën sipas tij e vërtëtojnë rastet e korrupsionit te çështja e sterilizimit dhe inceneratorët.
Klan News