Lideri demokrat Berisha publikoi biletën e avionit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, që u nis drejt Washington-it më 29 Dhjetor dhe me kthim datën 18 Janar.

“Është bileta e Erion Veliajt, i cili thotë se është nisur me datën 28 dhe e ka kthimin me datën 18 janar. Komenti është ky: skema e përdorur, cilido që ka ABC-në e kodeve dhe ligjeve, ishte mbathja se të arrestuam.”

Sipas Berishës, Veliaj po e mbush komunitetin ndërkombëtar me shpifje për të marrë azil.

“Ai po mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohem nga Sali Berisha, e tëra kjo vetëm e vetëm që të marrë statusin e azilantit politik. E ka kërkuar apo nuk e ka kërkuar, këtë nuk mund ta them, biletën ja ku e keni. Në deklaratë tha se do kthehet sot, për dy ditë. A ka marrë ai kontakte me vendet e Amerikës Latine apo vendet nordike, ato nuk i di se nuk merrem me gjërat që qarkullojnë. Por merrem se nuk më ka pëlqyer fare skema që ka përdorur, ik, mbathja.”

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh pak ditë më parë se ishte larguar nga vendi vetëm për dy ditë. Por Berisha i adresoi një thirrje organeve ligjzbatuese, që të marrin çdo masë për rikthimin e Erion Veliajt në Shqipëri. Sipas liderit demokrat ndaj Veliajt rëndojnë 4 akuza që mund të dënohet nga 25 deri në 40 vite burg.

“Në seancën 5-orëshe në prokurori ka rrëzuar çdo gjë që ka mashtruar në seancën 8-orëshe para disa muajsh.”

Për vitin 2025 Berisha theksoi se opozita ecën e sigurt drejt një fitore të vërtetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Klan News