Merkato e Janarit është tashmë e hapur dhe lejon skuadrat për të bërë ndryshime në organikën e saj. Emra të rëndësishëm kanë hyrë në muajt e fundit të kontratës, për t’i lejuar që të hyjnë në bisedime me klube të tjera.

Mohamed Salah po përjeton një moment magjik te Liverpool, për të rilindur në një sezon të jashtëzakonshëm.

Performancë fenomenale nga ana e egjiptianit, me 17 gola dhe 13 asiste, gjithsesi, e ardhmja e 32-vjeçarit konsiderohet sërish te kryesuesit e Premier League.

Salah është lojtari i dytë më i vlefshëm në treg, me një vlerë prej 55 milionë Eurosh. Në vorbullën e merkatos gjenden edhe mbrojtësit, Alexander Arnold, që vlerësohet me 75 milionë Euro dhe që ka interes të shtuar nga Real Madrid, por edhe Van Dijk, 33-vjeçari me vlerën në treg 28 milionë Euro.

Kimmich, Davies dhe Sané mund t’i thonë lamtumirë Bayern Munich. Treshe tepër interesante dhe që janë në mesin e më të vlefshme.

Davies mund të firmosë me Real Madrid, në gjurmët e të cilit gjendet prej kohësh.

Ndërkaq, mediat gjermane raportojnë se Kimmich gjendet drejt një rinovimi me gjigantin e Bundesligës.

Pasi kanë shkruar historinë në dekadën e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në dyshim për të vendosur nëse do rinovojnë me klubet aktuale, të largohen, apo të tërhiqen nga futbolli.

Klan News