Ernest Muçi kualifikoi Beshiktashin në finalen e Kupës së Turqisë. Goli i shqiptarit në minutën e 70′ në takimin me Ankaragucu vendosi gjithçka.
Për Muçin kjo ndeshje mund të shpëtojë sezonin e ekipit të njohur nga Stambolli që në kampionat renditet në vendin e pestë.
“Ishte tepër e rëndësishme për ne që të fitonim këtë ndeshje, pasi na shpëton sezonin. Mendoj se të gjithë e prisnin që ta fitonim dhe të kalonim në finale. Falenderoj tifozët për mbështetjen pasi është e rëndësishme për ne. Tani jemi në finale dhe i premtoj që do të japim maksimumin për të fituar”.
Sfida e parë e zhvilluar më 23 Prill në Ankara kishte përfunduar pa gola. Besiktas është 10 herë fitues i Kupës së Turqisë.
Finalisti tjetër do të vendoset në përballjen Karagumruk – Trabzonspor.
Tv Klan