25 Dhjetori shënon një datë të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve të Krishterë, teksa ortodoksë dhe katolikë festojnë Krishtlindjen.
Në mesnatë teksa po afronte 25 Dhjetori, besimtarët morën pjesë në meshën për lindjen e Krishtit.
Mesha për këtë festë mbahet gjithashtu edhe paraditen e sotme.
Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.
Sipas besimit ortodoks dhe katolik, në këtë ditë ka ardhur në jetë nga Virgjerësha Mari, shpëtimtari Jezu Krishti, biri i Perëndisë.
/tvklan.al