Në Hajmel, fshatin që ndodhet 19 km larg Shkodrës dhe që i përket territorit të Bashkisë Vau Dejës, prej vitit 2018 Famullia e zonës inskenon Betlehemin dhe lindjen e Jezusit në prag të Krishtlindjes.
Fra Gjon Shtjefni, organizator: Promovim të artit të vjetër por ka edhe atë që do me vendos në skenë më shumë bujarinë qëq ka zona këtu dhe po ashtu edhe zanatet e vjetra.
Rreth 250 vullnetarë shndërrohen në “aktorë” duke performuar rolin e tij në “skenën teatrale” në qiell të hapur për mijëra vizitorët e pranishëm.
Fra Gjon Shtjefni, organizator: Mesazhi që ne duam të përcjellim është që ne të kemi njëbashkim, një harmoni dhe këtë ta shpërndajmë tek të gjithë vizitorët që vijnë këtu dhe tek ata që na ndjekin nga rrjetet sociale.
Mesazhi i bashkimit është ai që prevalon mbi gjithçka tjetër në këtë organizim të veçantë nga këta banorë të zonës së Hajmelit.
Klan News