Konflikti i shfaqur ditë më parë në komunitetin mysliman të Elbasanit midis myftiut të xhamisë së këtij qyteti dhe një grupi të rinjsh të cilësuar si moderator të besimit mysliman, kanë ngjallur interes të madh si te media ashtu edhe në mbarë opinionin publik.
I nisur si konflikt pronash më pas u komentua si konflikt idesh midis brezave. Për të parën ekziston vërtetë një frymë e re në komunitetin mysliman shqiptar ne kemi qenë sot me kamerën tonë në disa prej xhamive të kryeqytetit. Megjithëse kundërshtohet një fakt i tillë vihet re se mosha e besimtarëve që i frekuentojnë ndryshon nga xhamia në xhami.
Në xhaminë e Et’hem Beut, xhamia më e vjetër në Tiranë, të bie në sy se mosha e besimtarëve që luten këtu është mbi mesataren. Imami i xhamisë Hasan Qytyku e mohon këtë fakt dhe shpjegon se besimtarët që frekuentojnë xhaminë e Et’hem Beut janë të moshave të ndryshme dhe janë kryesisht banorë të lagjeve përreth. Ndërkohë duke qenë se është në qendër të kryeqytetit mbledh edhe shumë rrugëtar.
“Besimi është i njëjtë, nuk ka shumë besime. Ti falemi Zotit, ti lutemi Zotit! Të gjithë një besim kanë, s’kanë besime të ndryshme”.
Një shpjegim të tillë na jep edhe myezini i xhamisë së Kokonozëve, e njohur ndryshe si xhamia e Pazarit të Ri.
“Xhamia është e të gjithëve, si moshë e re si moshë e vjetër, vijnë më përkushtimin për ti bërë adetet Allahut xh.sh, ndërsa ajo që mund të bjerë në sy, mosha e re apo e vjetër për mua qëndron kështu, kur rreth e qark xhamive ka më shumë të rinj siç është “Dine Hoxha” te rruga e “Kavajës”, ose diku tjetër. Janë të rinj më shumë edhe frekuentojnë më shumë, por nuk është se kemi një ndarje të vjetrit veç e të rinjtë veç. Te ne ka plot të vjetër, ka plot të rinj, nuk ka asnjë ndarje”.
Fakt është që xhamia e rrugës së “Kavajës” frekuentohet kryesisht nga besimtarët që kanë studiuar në vendet arabe. Besimtarët tregojnë se preferenca për të frekuentuar një xhami apo një tjetër varet edhe nga mosha e imamit të xhamisë. Kur ajo drejtohet nga një i ri, besimtarët që shkojnë aty janë më të rinj në moshë dhe e kundërta, kur imami është në moshë më të madhe edhe besimtarët që frekuentojnë atë xhami janë të një moshe më të thyer. Këtë ata e shpjegojnë edhe me mentalitetin e brzave ndërkohë që mohojnë se ka një konflikt idesh mes turinjve dhe të moshuarve.
Besimtari: Nuk ka konflikt mes të rinjve dhe të vjetërve. Kjo ka qenë edhe deklaratë zyrtare e Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga myftiu dhe nga vetë të rinjtë. Asnjë prej tyre nuk ka thënë që kemi probleme në fenë tonë, në fenë tonë nuk ka asnjë përplasje mes të vjetër ve dhe të rinjve.
Besimtari: Dikush mund të ketë një opinion, dikush mund të ketë një opinion tjetër, kjo nuk do të thotë që ata janë në konflikt dhe në kundërshtim, kjo është gjë tepër normale. Ti ke një ide, unë kam një ide tjetër, prapë jemi vëllezër na bashkon një libër, na bashkon një i dërguar, feja jonë është e njëjtë, të dy falemi njësoj, i përkushtohemi Zotit të gjithësisë.
“Mendohet kështu për ata që se njohin të vërtetën, ndërsa feja e përmban realitetin edhe të rinjve. Por të vjetërit janë mësuar të falen në të njëjtën mënyrë që e kemi aplikuar, por ka një masë ndryshimi, pas namazi, pas esencës kryesore të namazit janë disa ndryshime të vogla që për të vjetërit bie në sy sikur ka ndryshim të theksuar, por në fakt është një problem jashtë namazit që nuk e cenon idenë kryesore të faljes, nuk ka asnjë farë ndryshimi dhe asnjë lloj konflikti.”
“Ne nuk kemi ekstremitet feja është një, nuk ka pse të ketë grindje e pse të ketë sharje se islami është vetëm për paqe, për bashkim për vëllazëri, për ndihmë ndaj njëri-tjetrit që s’ka pse të ketë”./tvklan.al