Përkatësia fetare është e vështirë që të përcaktohet me shifra preçize, pasi ka të bëjë me mënyrën si çdo person zgjedh të vetëdeklarohet. Ka edhe raste kur qytetarët preferojnë të mos japin përgjigje lidhur me këtë temë.

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha sot në studion e Klan News se në Shqipëri dominojnë besimtarët myslimanë me 46%. Më pas janë ata që kanë deklaruar se besojnë në fenë katolike, me 8.4%. Besimtarë ortodoksë janë 7.3%, ndërsa afro 14% janë besimtarë të pacilësuar.

115 644 është numri i bektashinjve në vendin tonë ose 4.8% e së tërës.

Sipas Dhulit, krahasuar me Censin e raundit të kaluar, në 2023-in është rritur ndërgjegjësimi i vetëdeklarimit.

/tvklan.al