Kryegjyshi Botëror i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj përcolli mesazh urimi për festën e Ashures.
Ai tha se në këtë ditë përkujtohen dëshmorët e Qerbelasë për sakrificën e tyre, të cilët luftuan për liri për demokratizimin e jetës e për emancipimin e shoqërisë njerëzore të kohës.
Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj: Bota bektashiane aleviane mbajtëm zi për Qerbelanë për 72 dëshmorët e saj për më Imam Hyseinin në krye. Përkujtojmë sot Qerbelanë dëshmorët e saj që luftuan për liri për paqe në udhëheqjen arabe të kohës, për emancipim të jetës njerëzore që të kishim liri, që të kishte jetë, që gruaja të kishte të drejta të trajtohej njësoj si burri, që njerëzit të besojnë në një Zot të vetëm, jo në idhuj, gurë ose në fenomene natyrore, por në një besim, në një profet. Në profetin Muhamed.
Dëshmorët e Qerbelasë që luftuan për liri u tradhtuan, u zunë në kurth në pabesi nga qindra mijëra falanga të ushtrisë së Jezitit pa ujë, pasi helmuan të vetmin burim të jetës, lumin Eufrat me mbetjet e ushqimeve që kishin nëpër hejbe, grurë fasule dhe gjithçka tjetër, sajuan të vetmin ushqim për të qëndruar gjallë dhe për të vazhduar luftën me ashuren.
Klan News